Spotify/ Si dhe sa paguhen këngëtarët në këtë platformë

Sipas CNBC, artistët mund të fitojnë $0,006 deri në $0,0084 për një dëgjim (stream).

Sipas Information in Beautiful, shifra është $0,00437/stream dhe me një matematikë të thjeshtë, për 1000 streams, një artist fiton afërsisht nga $4,37 – $8,4.

Nisur nga kjo, Spotify është një nga platformat që paguan më pak, por është shumë herë më mirë se YouTube, i cili ka politikat më të këqija për pagesën e artistëve.

Për një klikim, YouTube jep $0,00069. Sidoqoftë, të dhënat mund të jenë fitimprurëse në rast se artistët zotërojnë të drejtat e plota të këngëve.

Spotify u jep 70% të të ardhurave personave që kanë të drejtën e këngës.