Sondazhi i “Story” për Kupën e Botës/ Ndjekësit parashikuan fitoren e Argjentinës

Më në fund trofeu është i tij. Lionel Messi sot realizoi ëndrrën e tij duke mundur në finalen e Kupës së Botës, Francën, falë penalltive 4-2.
Kupa e Botës ishte e para për Messin dhe e 3 në histori për Argjentinën.

Ndërkohë fitoren e Argjentinës e parashikuan dhe ndjekësit e revistës “Story”. Gjatë një sondazhi të hapur në Instagramin e revistës “Story”, numri i ndjekësve që votuan fitoren e Argjentinës, ishte dyfish më i lartë se i ndjekësve që votuan për Francën.

Ndërkohë, Messi tha se pas Kupës së Botës 2022, do të tërhiqet nga Kombëtarja./ www.story.al