“Solle një copë parajse”, Kastro Zizo i bën një urim emocionues djalit në ditëlindjen e tij të parë

Sot është dita më e lumtur në botë për Kastro Zizon, ashtu siç e cilëson edhe ai, pasi djali i tij Dante feston ditëlindjen e parë. Këngëtari i njohur i ka bërë një urim emocionues të voglit teksa ka ndarë një foto të ëmbël të tij në Instagram.

“Erdhe në kohë të vështira por me rrezatimin tënd hyjnor ndryshove çdo gjë dhe solle një copë parajse në këtë botë të trazuar. Ta do babi qënien,” shkruan ndër të tjera 36 vjeçari.

Kujtojmë se Kastro i cili përveç Dantes ka dhe një djalë të madh e një vajzë tjetër me partnere të ndryshme, tha në një intervistë një vit më parë në “E diell” në Top Channel se nuk do ta mbyllte me tre fëmijë jetën e tij.

“Nëse njeriu ndihet mirë me personin që do risjell një jetë re,” është shprehur asokohe Kastro duke iu referuar Sarës. /News31