Sofia Vergara nuk njihet në rolin si Griselda Blanco

Me siguri, edhe ju do të habiteni pasi të shihni trailerin zyrtar për filmin “Griselda” ku interpreton Sofia Vergara në rolin e Griselda Blanco-s, boses së famshme të kokainës në Miami gjatë viteve 1970 dhe 1980.

Sofia në këtë interpretim duket sa larg nga personazhi i çuditshëm, por njëherësh afër me profilin e dashur për gjithë admiruesit e saj.

-A bazohet filmi në një histori të vërtetë?

Sipas Netflix, seriali u frymëzua nga Griselda Blanco e vërtetë, e cila sundoi botën e krimit në Miami me një grusht shteti të hekurt dhe famëkeq. Ajo ishte përgjegjëse për vrasjet e qindra njerëzve, duke përfshirë tri burrat e saj, ndërsa fitoi një pasuri të madhe si një nga “kokat” më të suksesshme të drogës në histori.

-Cilët aktorë të tjerë janë pjesë e kastit?

Sofia Vergara është emri më i njohur për audiencën amerikane, por ju mund të njihni edhe aktorë të tjerë si Alberto Guerra dhe këngëtaren Karol G që bën debutimin e parë në aktrim.

-Sa episode ka?

Seriali ndahet në gjashtë episode.

-Kur është premiera?

Griselda do të shfaqet në Netflix duke filluar nga 25 janari i vitit 2024.

Anabelmagazine