Sofia Richie dhe Scott Dissick i japin fund lidhjes, shkak Kourtney Kardashian

Sofia Richie dhe Scott Disick kanë vendosur ti japin sërish fund lidhjes pas shumë uljesh e ngritjesh në marrëdhënien e tyre.

Shkak duket se janë bërë pushimet e Scott me ish-partneren e tij, Kourtney Kardashian, fëmijët dhe miqtë e tyre.

“Gjërat janë gjithmonë të tensionuara mes tyre kur Scott largohet me Kourtney”, thotë një burim për E!News.

Burimi shton se familja mbetet prioritet për Scott dhe ai po kalon shumë kohë me to. Kjo nuk është hera parë që çifti vendos t’i japë fund lidhjes.