Snoop Dogg dhe pasioni i tij për marijuanën

Reperi ikonik Snoop Dogg shquhet për konsumin e marijuanës, por ajo çfarë nuk dinim është se ai ka të punësuar profesionist vetëm dredhjen e cigareve për të.

Reperi Snoop Dogg jeton në Kaliforni, ku përdorimi rekreativ i marijuanës lejohet me ligj, prandaj ai nuk ka pse ta fshehë pasionin e tij për marijuanën.

Megjithatë, 51-vjeçari nuk i dredh vetë cigaret, por ai ka punësuar që prej vitit 2016 profesionistë për të dredhur cigare me marijuanë.

“Unë dredh rreth 75 deri në 150 cigare, që korrespondojn me rreth 200 gramë në ditë” tha punonjësja e njohur si Renegade, për emisionin radiofonik Kyle & Jackie O Show.

Qe nga koha e punësit ajo ka dredhur tashmë mbi 450,000 cigare për reperin Snoop Dogg.

Bordo