S’mbaroi me aq! Paska ende pjesë të papublikuara nga intervista “bombë” e Princit Harry dhe Meghan Markle

Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey është ende duke përbërë lajme, edhe pse kanë kaluar disa javë pasi ajo u transmetua, raporton “The Sunday People”.

Çifti zbuloi shumë gjëra në atë intervistë, duke nisur nga gjinia e fëmijës së dytë deri te jetesa dhe pastaj largimi nga familja mbretërore dhe Britania e Madhe.

Që nga transmetimi i intervistës, një numër i madh njerëzish të famshëm kanë folur në mbështetje të çiftit.

Por mund të ketë akoma!

Sipas “The Sunday People”, momente të papublikuara nga intervista mund të transmetohen në ITV në një datë të mëvonshme.

“Ka shumë interes për të treguar intervistën e plotë”,- tha një burim.

Na mbetet vetëm të presim nëse do të ketë ende pjesë nga intervista që do të publikohen dhe nëse do të jenë po aq tronditëse sa detajet e zbuluara javë më parë.

Panorama.al