Skuadra e tyre luajti keq, mediat serbe ia vënë ‘fajin’ moderatoreve shqiptare

Dy ditë më parë u luajt në kryeqytet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe, Crvena Zvezda, që u mbyll me fitoren minimale të kësaj të fundit. Mirëpo skuadra e Tiranës dominoi gjithë lojën dhe u përfaqësua denjësisht. Mediat serbe ia vënë ‘fajin’ moderatoreve shqiptare, që skuadra e tyre nuk luajti mirë.

“Asnjë incident nuk u regjistrua në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e audiencës dhe organizatorët u siguruan që gjithçka në fushë të shkonte sa më mirë. Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret shqiptare, të cilat dogjën stendat e stadiumit në Tiranë”, thekson artikulli. Gazeta “Kurir” shkruan gjithashtu se gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e lojtarëve në fushë.

View this post on Instagram

Let’s Win This Game Boys !

A post shared by 𝑨𝑫𝑬𝑳 𝑳𝑨𝑴𝑰 (@adel_lami) on

“Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, ne i kuptojmë plotësisht ato”, thuhet në artikull./Who