Skandali me Abdullain, dajën e Adelina Tahirit/ Dëshmia që tregon se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Orët e fundit po qarkullon lajmi se Abdulla Mehmetaj, daja i Adelina Tahirit dhe njëkohësisht pronari i televizionit TV Era rrezikoi jetën natën e 3 janarit si pasojë e tentativës për vrasje nga ana e bashkëshortes, Arlinda Mehmetaj. Por, sipas dëshmive të fundit, e vërteta rezulton ndryshe.

Kontaktuar nga “Iconstyle.al”, vëllai i Arlindës, B. Ndoci ka mohuar krejtësisht versionin e servirur nga mediat, duke bërë me dije se vetë e motra ndodhet në spital për shkak të dhunës fizike së ushtruar nga bashkëshorti disa kohë më parë. Sipas tij, në 20 vite martesë Abdullai ushtronte dhunë sistematike ndaj Arlindës, ndërsa herën e fundit gjendja ka qenë alarmante, aq sa vajzat e çiftit janë detyruar të lënë shtëpinë, për t’u strehuar tek familja nga ana e së ëmës.

Reagimin e plotë me më shumë detaje nga ngjarja e gjeni më poshtë:

Familjarët e Arlindës në prononcim për KOHA, thonë se është pikërisht Abdulla Mehmetaj që ka sulmuar dhe rrahur Arlindën, e cila gjithashtu gjendet e shtrirë në spital. “Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ik te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”. Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë.