“S’kam pas ndonjë xhuxh dashnor”, kush e ngacmoi Einxhel Shkirën që të flasë për jetën private?

Prezantuesja Einxhel Shkira është ndjerë nostalgjike dhe ka hapur albumin e vjetër. Ajo ka postuar një pozë nga e kaluara dhe aq është dashur që t’i vijnë komente ‘pikante’. Me një fustan blu në vitin 2014, Einxhel Shkira ka vendosur të ndajë momente të bukura nga ajo periudhë, por mesazhet që i vijnë nuk janë aq të bukura.

Einxhel-2

“Në kohën kur të kishte xhuxhi dashnore ke qenë këtu,”– i shkruan ndjekësi aktores. Aq është dashur që Einxhel të përgatisë përgjigjen e duhur për këtë mesazh, duke e bërë të pendohet ndjekësin. “Hahahahah me thënë të drejtën s’kam pas ndonjë xhuxh dashnor. Mos më ngatron me Borbardhën,”-është përgjigja e Einxhelit./Dosja.al