S’ka luks! Presidentja Osmani nxjerr faturat, sa shpenzoi për darka e udhëtime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpenzuar më së paku para nga të gjithë paraardhësit e saj në detyrën si kryetarja e shtetit. Të dhënat janë publikuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, i cili renditi me statistika të gjithë shpenzimet që sipas tij janë bërë nga Osmani.

“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit. Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve. Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ulje drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë,”-shkruan ai në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Shpenzimet racionale, Kupina tha se japin më shumë mundësi që paratë të orientohen në vende të tjera, por nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje. Sipas të dhënave të publikuara, Vjosa Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 2,714 euro për dreka dhe darka zyrtare. Për karburant për veturat janë shpenzuar 5,165 euro. Ndërsa në total 26,127 euro janë shpenzuar nga presidentja Osmani dhe kabineti i saj për akomodim jashtë vendit, por bie në sy fakti që më shumë është shpenzuar për bileta, plot 35,863 euro. Megjithatë për çdo shpenzim ka më shumë se -80% rënie të kostove.

(k.m/dosja.al)