“Sikur të isha 20 vite më i ri”, 93-vjeçari “ngacmon” Melanian në sy të Trump, ja si përgjigjet Presidenti i SHBA

Ndërsa ka takuar presidentin e SHBA, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump, një veteran “ngacmoi” këtë të fundit.

93-vjeçari Thomas Cutherbert me shaka, ndërsa tregonte Melanian, i tha Trump: “Sikur të isha vetëm 20 vite më i ri”. Ndërsa Trump iu përgjigj: Do ta kishit mbajtur mirë atë, pa dyshim.

Veterani vazhdoi më tej duke treguar përshtypjet e tij për Presidentin dhe Zonjën e Parë të SHBA, ndërsa tha se ishte befasuar nga ata dhe se nuk dukeshin aspak siç ishte mësuar t’i shihet në televizor.

“Më befasuan, dukeshin shumë më ndryshe se në televizor. Ai dukej si një djalë i ri, ndërsa gruaja e tij ishte shumë e këndshme”, tha ai.