Siç nuk e keni parë, Dafina ndan këto foto me një mesazh të rëndësishëm: Kurrë mos u përul

Dafina Zeqiri ka ditur gjithmonë si t’i surprizojë fansat e saj me postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë disa poza me kostumin tradicional shqiptar, krah të cilës ka shkruar: “Kurrë mos u përul. Unë kryt lartë gjithmonë i kam mbajtur”.

Këngëtarja nuk ka zbuluar nëse shumë shpejt do të vijë me një videoklip të ri, ndonëse ndjekësit e saj kanë spekuluar për një të tillë. Ndërsa miqtë e Dafinës nuk kanë hezituar ta komplimentojnë si në çdo postim tjetër të saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Zeqiri ndau fotot me fustanin e bardhë që morën vëmendjen e të gjithëve në rrjet.

revistawho.com