Si përfundim, ekziston apo jo dashuria?

Zakonisht ata që i bëjnë këto pyetje janë zhgënjyer në dashuri, ose arrijnë të kombinohen shumë pak në nivel marrëdhëniesh. Pra, pyesim veten nëse e gjithë kjo bisedë për dashurinë dhe ndjenjat është diçka reale apo imagjinare.

Por herë herë kjo pyetje vjen nga ata që vëzhgojnë njerëz që thonë se kanë rënë në dashuri, por më pas e trajtojnë keq partnerin, ose e tradhtojnë ose e braktisin pa shpjegim.

Përgjigja është se po, dashuria e vërtetë ekziston por është e rrallë. Shpesh diçka tjetër ngatërrohet me “dashuriNë”. Ne jetojmë në një kulturë moderne që fryn emocionet dhe që na bën tëquajmë “dashuri” të gjitha emocionet e këndshme ose intensive që na pushtojnë.

Dashuria e vërtetë është kur ne pranojmë dhe vlerësojmë dikë për atë që është, dhe kujdesemi për mirëqenien e tij, edhe kur nuk përfitojmë prej tij (nëse duam vetëm me kushtin e të qenit reciprok, është më shumë një formë shkëmbimi se sa e dashurisë së lirë). Kjo është ndjenja që na bën të ndihemi të dashur në një kuptim të thellë: për atë që jemi, jo për atë që japim.

Pjesa më e madhe e asaj që ne e quajmë “dashuri” është në fakt një përpjekje për të marrë diçka nga tjetri (në vend që të japim), ose për ta “përdorur” atë për qëllimet tona. Nuk lind nga një ndjenjë dashurie, por nga nevoja jonë.

Shumë mendojnë se nëse dikush tradhton ose braktis partnerin e tyre, kjo do të thotë se nuk e ka dashur kurrë me të vërtetë. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Gjithçka ndryshon me kalimin e kohës, duke përfshirë njerëzit dhe ndjenjat. Ndoshta njëri e donte shumë tjetrin, por më pas ndodhën një sërë gjërash që i larguan. Ndodh.

Njerëzit që kërkojnë për “Dashuri të përjetshme” zakonisht nënkuptojnë “dashuri romantike”, domethënë “të jesh i dashuruar përgjithmonë”: por të biesh në dashuri nuk është kurrë e përjetshme (normalisht zgjat nga 12 deri në 18 muaj). Të gjithë janë të aftë të bien në dashuri, por të paktë janë ata që mund të dashurojnë vërtet.

Si përmbledhje, dashuria ekziston vërtet, por shpesh nuk është ideale, perfekte, konstante dhe e pakushtëzuar siç do të donim. “Dashuria njerëzore” e vërtetë ka kufij: sepse ne qeniet njerëzore jemi të kufizuar. Kur pranojmë “dashurinë njerëzore” me kufizimet e saj, mund të shohim gjithashtu se ndoshta ajo është tashmë rreth nesh, në gjestet, mendimet dhe veprimet e vogla të njerëzve që na duan – në mënyrën e tyre dhe sdhtu si munden.