“Shumë urime mami”, vajzat dhe Skerdi i këndojnë live, urimi i babait përlot Aurela Gaçen

Familja e Aurelës nuk ka munguar aspak per t’ju bashkuar urimeve dhe festës që u realizua në studion e “ABC e Pasdites”.

Skerdi realizoi per here te pare një lidhje të drejtperdrejtë ne nje program televiziv, duke i kenduar “Gëzuar ditëlindjen” bashkë me dy vajzat Grace dhe Abigail.

Ashtu fjalë pak por me dashuri plot, Skerdi vendosi që t’ja bëjë këtë surprizë bashkëshortes se tij.

Mesazhi I babait arriti kulmin e emocioneve për këngëtaren pasi u përlot teksa e dëgjonte. Këtë situatë të ndjerë do e thyente Bulja, mamaja e saj, e cila i uroi shëndet dhe të fillonte pune.

E sigurisht nuk do të mungonte shakaja e moderatorit Ermal Peçi i cili e komenton “tek lekët e ka mendjen”, ndërsa Aurela shprehet se “Bulja e di që nuk rri dot pa muzikën”. / abcnews.al