Shuhet në moshën 100-vjeçare magjistarja e parë në Las Vegas Strip, Gloria Dea!

Fakteqësisht ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare Gloria Dea, e shpallur si magjistarja e parë që performoi në Las Vegas Strip në fillim të viteve 1940. Dea u zhvendos nga Kalifornia në Las Vegas në vitin 1980. Magjistari i famshëm David Copperfield u miqësua me të në vitet e saj të mëvonshme. Ai u shpreh se:

Gloria ishte e mrekullueshme. Ajo ishte simpatike, qesharake dhe tërheqëse. Ishte një nder ta njihja.

Dea ishte 19-vjeçe kur performoi në El Rancho Vegas më 14 maj 1941. Shfaqja e saj në Roundup Room është paraqitja e parë e regjistruar nga një magjistar në Las Vegas. Pas zhvendosjes në Kaliforni, Dea u shfaq në disa filma duke përfshirë Mexicana në 1945, King of the Congo, me protagonist Buster Crabbe, në 1952 dhe Plani 9 From Outer Space të Ed Wood në 1957.

Sipas Review-Journal, Dea ishte një fëmijë i vetëm dhe nuk kishte asnjë familje të ngushtë. Burri i saj Sam Anzalone, një ish-ekzekutiv i shitjeve të makinave në Kaliforni ndërroi jetë në vitin 2022.

Top Albania Radio