“Shtëpia Gucci”, zbulohen fotot nga filmi i ri i Lady Gaga

Lady Gaga është duke filmuar një film të ri, ku do të jetë protagoniste krah Adam Driver.

Filmi mban emrin “House of Gucci” dhe i përket kategorisë krim. Xhirimet po bëhen në Itali, konkretisht në Milano dhe në masa të rrepta sigurie për stafin për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Filmi do publikohet gjatë këtij viti dhe mezi po pritet nga fansat.

Foto e fundit e shkëputur nga xhirimet na sjell një imazh të rrallë të Lady Gagës me këtë stil veshje dhe flokësh. Komentin po ua lëmë ju…/revistawho.com