Shtatzënia e ka bërë Zhakun si Kim Kardashian

Inida Kreuz, e njohur si Zhaku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo ka folur për pritjen e ëmbël në një intervistë për “Ftesë në 5”. Zhaku zbuloi se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe tha se gjëja që i kërkon më shumë këtë periudhë bashkëshortit të saj është akullorja.

Artistja rrëfeu se ka shtuar peshë, duke thënë se i duket vetja si Kim Kardashian.

“Partneri është i detyruar nëse nuk kemi në shtëpi akullore, ai shkon ose ta blejë ose ta bëjë. Ai thotë: Ti si perëndeshë, çohesh në mëngjes ha akullore. Edhe fruta ha shumë, mund të ha 3-4 kile fruta në ditë. Është një ekzagjerim i jashtëzakonshëm, zhduken frutat. Nuk jam dhe aq mirë me kilogramët, më janë ngjitur shalët. Edhe kur eci nuk mund ta besoj kur shoh veten, jam bërë si Kim Kardashian, e fryrë gjithandej”, tha Zhaku.