Shtatzënia e bukur e Maya-s, publikon foto pak ditë para lindjes së djalit

Maya-2

Në fillim të këtij muaji nisi të qarkullojë lajmi se këngëtarja e muzikës popullore, Maya është në pritjen e ëmbël. Nuk zgjati shumë dhe Maya e pranoi publikisht këtë gjë në emisionin ‘Rudina’ ku zbuloi dhe gjininë e fëmijës. Ajo tregoi nëpërmjet tullumbaceve blu, se është në pritje të një djali, i cili do të vijë në jetë së shpejti. E teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, për të pasur kujtime të bukura, Maya ka realizuar një set fotografik, shkruan Who. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të lirshëm, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur. E kuruar në detaje, këngëtarja shkëlqen me këtë pamje dhe mund të themi se nuri i shtatzënisë e ka bërë edhe më të bukur. Vogëlushi i parë i këngëtares pritet të vijë në jetë në muajin dhjetor.