Shqiptarja preu në copa burrin dhe e hodhi në kanal: “E ndava me duart e mia”

Pjesët e trupit ishin gjetur në disa thasë plehrash, tani vjen rrëfimi: Detajet! Misteri që rrethon trupin e gjetur në copa në disa thasë plehrash dhe të hedhur në Adigetto, në zonën Rovigo, në korrik po shkon drejt zgjidhjes.

Burri ishte një pensionist shqiptar gati 72 vjeç, Shefki Kurti, lindur në Durrës dhe banues në Badia Polesine. Hetuesit e identifikuan pas disa ditësh, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ishte gjendur trupi, ishte prerë në copa, i mbyllur në thasë plehrash dhe i hedhur në ujë.

Nadie Kurri, bashkëshortja e shtetasit shqiptar të gjetur në lumë, dyshohet se ka pranuar kr!min. Sipas raporteve nga Karabinierët, gruaja tani ruhet në Departamentin e Psik!atrisë të spitalit Rovigo.

Prokuroria do të bëjë edhe disa kontrolle për të verifikuar gjendjen e tij mendore. Kanë qenë familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që ka zyrtarizuar denoncimin e zhdukjes të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sh3rr mes burrit dhe gruas së tij. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë midis 28 dhe 31 korrikut të kaluar.

Shefki Kurti ka lindur në Shqipëri dhe ishte 72 vjeç. Ai jetonte në Badia Polesine (Rovigo). Ishte pensionist dhe i martuar. Identifikimi u bë pas gati gjashtë ditësh hetim. Të enjten, më 28 korrik, pranë një blloku të Adigetto in via Casaria në Villanova del Ghebbo (Rovigo), stafi i Konsorciumit të Rindërtimit kishte vënë re këmbën e majtë në një qoshe.

Më pas, pasditen e së njëjtës ditë nën urën e Adigetto-s në via San Lazzaro në Lendinara, u gjet trungu, koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllura në katër thasë të zinj. Më në fund, më 31 korrik, zbulimi i këmbës së djathtë.

Inspektimi i kryer më 8 gusht nga Ris e Parmës brenda shtëpisë së burrit ka qenë vendimtar, ku janë gjetur gjurmë të rëndësishme. Gjatë një marrje në pyetje, bashkëshortja e tij ka bashkëpunuar me hetuesit duke pranuar përgjegjësitë e saj. Gruaja pranoi gjithçka. Çdo gjë e kishte bërë vetëm.