Shpenzoi 5 mijë euro për të larguar ish të dashurën nga Big Brother, lojtari i njohur firmos me Sampdorian

Jese Rodriguez është lojtari më i ri i Sampdorias. Ish futbollisti i Real Madrid dhe Paris Saint Germain ka zgjedhur të vijojë karrierën në Itali. Edhe pse në karrierën e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur, klubi italian i ka besuar për ta pasur në organikë.

Rodriguez do të mbahet mend gjatë në Spanjë për bëmat e tij jashtë fushës së blertë. Të gjithë e kujtojnë veprimin, kur shpenzoi 5 mijë euro në televotim për të eleminuar ish të dashurën nga Big Brother në Spanjë. Ai ia doli ta nxirrte nga shtëpia, ndërsa në fushë nuk ishte kurrë në nivelin e duhur.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të bëjë në kampionatin italian me skuadrën e Sampdorias.