Shpati, një këngë për të dashurën e tij Selvijen

Me pjesëmarrjen e fundit në ‘Shiko Kush Luan’, Shpat Kasapi pranoi dhe lidhjen e dashurisë me vajzën maqedonase, të quajtur Selvije.

Ai ndau disa pamje nga prapaskenat e spektaklit, ku u pa se gjithë kohës ishte i shoqëruar nga e dashura në oborrin e ‘Top Channel’.

Sakaq Shpati nuk ka humbur kohë dhe t’i dedikojë një këngë Selvijes. “Një këngë për ty dashuri”, ka shkruar ai krah fotos ku shfaqet i ulur pranë pianos.

Epo nuk kishte se si të mungonte ky dedikim pasi vetë Shpati ka pohuar se shumë shpejt do të ketë dasmë. Ne po presim vetëm lajmin e bebit tani.

revistawho.com