Shpat Kasapi ju prezanton me familjen e tij të vogël të madhe

Me një foto me të birin në krahë, Shpat Kasapi ka ndarë një nga momentet më të lumtura me familjen e tij të vogël të madhe.

“Familja ime e vogël”, ka shkruar këngëtari krah fotos ku shfaqet me të birin, partneren, Selvije dhe mamanë.

Shpati u bë baba për herë të parë në muajin janar të këtij viti, e ndau në Instagram foton e parë me bebin duke zbuluar dhe emrin e tij, Roel.

Tani që i vogli rritet dita ditës, njëjtë me të rriten dhe dozat e lumturisë për familjen Kasapi./revistawho.com