Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj i habisin të gjithë me mënyrën si po sillen me njëri-tjetrin brenda në BBV

“Big Brother VIP Albania” ka qenë padyshim kryefjalë e mediave sociale, e jo vetëm, 24 orët e fundit. Ashtu siç pritej, impakti i reality-shoët ishte i madh dhe detaje të shumta rreth tij po komentohen në rrjet. Nëse do flisnim për personazhet duhet thënë se Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj u përfolën më shumë se të tjerët. Arsyeja: Bora Zemani.
Semi prej gati 15 vitesh është shoqja e ngushtë e Borës dhe vajzat kanë treguar se kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, Bora dhe Donaldi i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.

Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Dhe mesa kemi parë ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore. Shumë postime të tyre në rrjetet sociale janë interpretuar nga ndjekësit si thumba për njëri-tjetrin, teksa bujë bëri edhe një deklaratë e Donaldit në “Binjakët Shoë”. Ai tha se gjithë ish-të dashurat i ka dashur njësojë dhe mbylli çdo mundësi për tu rikthyer me ish-in e fundit.

Vlen të theksohet se asnjëri prej tyre nuk ka folur drejtpërdrejtë lidhur me arsyet e ndarjes dhe marrëdhënien e tyre pas saj. Në këto kushte, u duk se Semi u vendos mbrëmë në një pozitë të vështirë dhe në rrjetet sociale u komentua gjatë fakti se si ajo dhe Donaldi do silleshin me njëri-tjetrin. Mirëpo, duket se “përgjigja” ka ardhur menjëherë.

Donaldi dhe Semi kanë zgjedhur të mbeten miq të mirë. Marrëdhënia e tyre nuk është ndikuar nga marrëdhënia e Borës me Donaldin dhe në “Big Brother VIP” janë shfaqur shumë të afërt. Kështu, ata jo vetëm kanë komunikuar së bashku, por po ashtu mbrëmjen e djeshme janë ulur pranë njëri-tjetrit e kanë shkëmbyer batuta. Për më tepër, nga pamjet e transmetuara në ekran shihet se kanë zgjedhur që edhe shtretërit t’i kenë pranë.

Në të njëjtën linjë ata janë shfaqur edhe sot, gjatë ditës së parë të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Në videon e mëposhtme, ata shihen duke kërcyer e përqafuar bashkë, duke hedhur poshtë çdo aludim që u krijua në rrjet. Kështu, për këdo që pati dyshime, Donaldi dhe Semi treguan se janë dy të rritur të qytetëruar… dhe miq të mirë. /News31