Shikoni se si e pret vëllai i Kylian Mbappe rikthimin e Lionel Messi-t

Lionel Messi u rikthye në Paris si kampion i botës. Sulmuesi argjentinas u bashkua me PSG për të vijuar sezonin me klubin francez në Ligue 1 dhe UEFA Champions Lesgue. Shokët e skuadrës i siguruan një pritje shumë të ngrohtë sulmuesit dhe lojtarit më të mirë të Kupës së Botës.

Një rikthim i lavdishëm, ashtu siç e ka ëndërruar edhe vetë Leo, i cili u përgëzua gjatë nga shokët e skuadrës, ndoshta jo nga të gjthë me të njëjtin entuziazëm. Tabloideve nuk u ka shopëtuar një detaj interesant.

Bëhet fjalë për sjelljen e vëllait të Kylian Mbappe, Ethan Mbappe, i cili është pjesë e PSG U-19. Ndoshta për familjen Mbappe, plaga e botërorit vazhdon rë mbetet e hapur.