Shihni 8 shtëpitë mahnitëse të mbretit Charles III

Dikur princi Charles, tani zyrtarisht mbreti Charles III, tani është në krye fronit dhe ka trashëguar një numër të madh të pasurive të patundshme.

Pallati Buckingham

Kjo pronë është teknikisht në pronësi të kurorës, që do të thotë që Charles do ta përdorë atë si pjesë e rolit të tij si monark dhe përfundimisht do t’i kalojë Princit William, pastaj Princit George e kështu me radhë.

Kështjella Windsor

Mbretëresha kalonte shumë kohë në kështjellën Windsor gjatë fundjavave, por tani që Charles është mbret, ai dëshiron që Kate Middleton dhe Princi William të qëndrojnë aty.

Holyroodhouse

Ashtu si pallati Buckingham dhe kështjella Windsor, kjo pronë është gjithashtu në pronësi të kurorës dhe është shtëpia zyrtare e monarkut në Skoci.

Kështjella Hillsborough

Kështjella e monarkut në Irlandën e Veriut dhe teknikisht është një “shtëpi fshati” modeste.

Sandringham

Kjo pronë private fillimisht u ble nga mbreti Eduard VII, iu kalua mbretëreshës Elizabeth II nga babai i saj dhe tani i përket Charles. Familjet mbretërore tradicionalisht i kalojnë Krishtlindjet në Sandringham, ku zhvillohet shëtitja e tyre vjetore.

Kalaja Balmoral

Kalaja Balmoral është rezidenca skoceze e mbretit dhe është gjithashtu në pronësi private të familjes mbretërore.

Highgrove

Highgrove është shtëpia e fshatit e mbretit Charles, e cila është në pronësi të Dukatit të Cornwall. Tani që Princi William është Duka i Cornwall-it, ai teknikisht do të jetë pronari.

Clarence

Clarence ishte shtëpia zyrtare e Charles dhe Camilla në Londër përpara se Charles të bëhej mbret.

Anabelmagazine