‘Sherr’ mes Locos dhe Atdheut për Sindin, shikoni çfarë shkruajnë në Instagram

Loco dhe Atdheu, krijuan një miqësi brenda në Përputhen por tani duken se janë kundërshtarë.

Një postim i Sindit në “Instastory” ka bërë rrëmujë gjithë fansat e saj dhe jo vetëm. Pas refuzimit të Rinianit në takimin katër minutësh që pati puntatën e djeshme në “Për’puthën”, ajo postoi një video me Atdheun.

Kjo video ka bërë menjëherë xhiron në rrjet, ku sigurisht e ka parë edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Loco, i cili ka pas deklaruar se në program ishte vetëm për Sindin.

“E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun”, shkruan Elvisi në postimin e tij, të cilit i ka kthyer menjëherë përgjigje djali nga Kosova.

“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora”, ia ktheu Atdheu.

]

Ndërkohë, përgjigjes së Atdheut i pasoi një video e Sindit me këngën e “Babastars”, “Hajde te baba”. “Të gjithë te baba vijnë në fund.”- shkroi ajo, duke treguar edhe njëherë pëlqimin e saj për Atdheun.