Sherr mes Justin Timberlake dhe Megan Thee Stallion në prapaskenën e MTV!

Mediat e huaja po ziejne nga lajmi se Justin Timberlake u perplas keq me Megan Thee Stallion mbrëmjen e kaluar në MTV Video Music Awards 2023. Fjalet se Timberlake u grind me reperen nisën kur të dy u shfaqën në një transmetim të drejtpërdrejtë në prapaskenë duke shkëmbyer fjalë. Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, Megan shihet duke rregulluar flokët në një dhomë të mbushur me njerëz, ndërsa Justin u përkul dhe e ndërpreu. Më pas, Justin u shfaq duke i thënë diçka Megan, duke e shtyrë atë t’i bërtiste këngëtarit ndërsa lëvizte gishtin.

Por a ishte nje sherr? Ne fakt, duket se dikush e lexoi gabim gjuhen e trupit te dy artisteve.

“Ai tha: “Më bëhet qejfi që të njoh,” tha një dëshmitar okular për Variety, “dhe ajo tha, “Jo, jo kjo nuk vlen, kjo nuk llogaritet. Duhet të takohemi siç duhet”, thane burime per Entertainment Tonight sipas te cileve Megan “e do Justin” dhe është një fanse e madhe e tij.

“Ishte takimi i tyre i parë,” shprehen ata, “dhe ajo ishte e emocionuar.”

Megan doli nga mbremja me tre nominime. Në shfaqje, ajo dhe Cardi B performuan këngën e tyre të sapo publikuar “Bongos”. Ndërkohë, Justin mori pjesë në ceremoni si prezantues, së bashku me shokët e grupit *NSYNC, JC Chasez, Lance Bass, Joey Fatone dhe Chris Kirkpatrick, hera e pare ne 10 vjet qe grupi u rishfaq se bashku.

Bordo