Shembja e Teatrit Kombëtar/ Momenti i shoqërimit të disa aktivistëve pasi ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës (Video)

Godina e Teatrit Kombëtar ka marrë fund pas më shumë se dy vitesh rezistencës të artistëve dhe aktivistëve.

Gjatë natës që lamë pas, fadromat e policisë bashkiake kanë nisur shembjen e ndërtesës disa dekadash.

Kjo ka hasur në rezistencën e artistëve dhe aktivistëve, disa prej të cilëve janë shoqëruar në policia.

Aleanca për Teatrin ka publikuar pamjet e shoqërimit në komisariat të mbështetësve të kauzës së Teatrit.

Ndaj tyre është hedhur edhe gaz lotsjellës.