Shakira, Lewis Hamilton dhe ‘foleja e dashurisë’ ku u fshehën për takimet e tyre

Së fundmi dolën sërish në dritë zërat për takime mes Shakirës dhe Lewis Hamilton në qytetin e Ibizas. Këngëtarja dhe shoferi i Formula 1 janë takuar së fundmi në ishullin spanjoll, ku kolumbiani kishte marrë me qira një vilë luksoze, për të pushuar për disa ditë. Mirëpo, nga e enjtja ajo nuk ndodhet më në Spanjë, por është rikthyer në Kolumbi. Në programin “Y ahora sonsoles”, u konfirmua se Hamilton ka vizituar natën vilën e Shakirës.

“Mund të konfirmojmë se Hamilton ka hyrë gjatë natës, logjikisht për të takuar Shakirën, sepse nuk i ka munguar asgjë tjetër në këtë urbanizim”, tha Tamara Gorro në emision.

“E gjithë zona janë vila, Shakira ka shtatë ditë në këtë vilë Coco Loco, spektakolare, e madhe, me të gjitha shërbimet luksoze.”

Nga ana e tij, paparaci Sergio Garrido, mbështeti versionin e ngjarjeve dhe pohoi se të dy personazhet e famshëm janë takuar të paktën “tri herë në vilë”.