Semi rrëfehet për jetën private: Kam dikë që e pëlqej jashtë dhe… Ja çfarë zbuloi këngëtarja

Semi dhe Einxhel duket se po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Këngëtarja madje ka nisur të diskutojë me Shkirën edhe çështje që i përkasin jetës private.

Mbrëmjen e djeshme, Semi zbuloi për herë të parë se ka një djalë jashtë shtëpisë, të cilin e pëlqen dhe dëshiron të shohë se si do  të shkojnë gjërat mes tyre pasi të dalë nga loja.

Pjesë nga biseda:

Semi: Kam dikë që e pëlqej. E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh.

Einxhel: Do bësh më të mirën tënde.

Semi: Po.

Einxhel: Dhe nëse është i zgjuar dhe një person i mirë, do ketë parë tamam çdo lloj gjëje.

Semi: Unë mendoj që e ka parë.

Einxhel: Nëse jo, nuk është i duhuri.

Semi: Po, po, sigurisht. Thjesht e pëlqej, jo se… Do kisha qejf të shihja si do shkonte.

Einxhel: Jo, jo… S’ka arsye për mos me të pëlqy. Vetëm nëse do ishte budalla, mos të të pëlqente.

Jaupaj ka qenë në një lidhje me Bojken Lakon për më shumë se dhjetë vite. Artistja u dashurua me Lakon kur ishte vetëm 17 vjeç, por me kohën, të dy kuptuan se funksionojnë më mirë si shokë sesa si partnerë.

Prandaj, vitin e kaluar, Semi zbuloi se është ndarë nga Bojkeni, por vazhdon të ruajë miqësinë me të. Madje edhe për të hyrë në “Big Brother VIP”, këngëtarja i ka marrë mendim Lakos.

Ish-çifti nisën një romancë në vitin 2011, vetëm katër muaj pas ndarjes së Lakos nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

Semi pranoi se Bojkeni ishte “dashuria e saj e parë” dhe se me të është njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç. Artistja kishte plot 17 vite diferencë nga Lako, pasi në atë kohë, ai ishte 34 vjeç.

Pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”, Bojkeni tha se nuk e ndjek spektaklin dhe nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë sidomos tani që Semi është bërë pjesë e tij.

“Për këtë temë, nuk dua të flas shumë, nuk e ndjek ‘Big Brother’ dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Për mua është një show me qëllime të diskutueshme. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do. Ajo e kupton mbështetjen time dhe njerëzit, kush sheh mirë, e kuptojnë”,- u shpreh Lako për “Pardon my French”.

Panorama.al