Semi dhe Bojken janë ndarë aq mirë sa nuk janë ndarë fare

Pas shumë vitesh bashkë, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë. Lajmin e konfirmoi dhe Semi në “Kënga Magjike”, kur
u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?”

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”-u përgjigj artistja.

Ndarja mes tyre ka qenë aq miqësore sa sot Bojkeni dhe Semi po bashkëpunojnë për një projekt muzikor. Një mikeshë e tyre ka publikuar një foto ku Bojkeni shihet në një studio muzikore me Semin. Pra, ajo që i lidhi, bashkëpunimi muzikor nuk është prekur fare nga ndarja e tyre. Janë ndarë si partnerë, por kurrsesi si bashkëpunëtorë. Ja tek i keni duke punuar, pa e trazuar aspak jetën personale me atë profesionale.