“Seks, kokainë dhe …” – çfarë zbuloi policia italiane në shtëpinë e bandës me shqiptarin në krye. “Mjalti i Bardhë” çon në pranga 11 persona

Një pjesë e një bande të trafikut të drogës është shkatërruar nga policia italiane, ndërsa operacioni vijon ende për kapjen e pjesës tjetër të grupit.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër të operacionit “Mjalti i Bardhë”, policia italiane ka mundur të godasë një bandë italio-shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte një shqiptar 41-vjeçar dhe në pranga kanë rënë 11 persona.

Skema që përdorte banda

Operacioni është koduar “Mjalti i Bardhë”, pasi e bardha është ngjyra e kokainës dhe mjalti është ai që prodhohet nga bletët.

Në fakt, bletaria ishte vetëm për kamuflimin e trafikimit të drogës. Agjentët inspektuan disa koshere me bletë në zonën e La Spezia sepse dëgjuan anëtarët e grupit të flisnin për drogën e ruajtur diku. Kështu kokaina u gjet në shtëpinë afër fushës me koshere bletësh.

Banda e trafikimit të drogës kishte marrë një shtëpi në zonën e Kinquale, e izoluar aq sa të ishte e qetë por e arritshme pa shumë vështirësi.

Në këtë shtëpi dy vajza prostituonin veten e tyre, por nga ana tjetër dyshohet edhe të kishin lidhje dashurore me anëtarët e grupit.

Koka e grupit

Është identifikuar se drejtuesi i grupit është një shqiptar 41-vjeçar, i cili është përgjuar në një moment kur me ndihmën e interpretuesve, organizon mënyrën për të marrë drogën.

Ai takohet bashkatdhetarët e tij në Belgjikë dhe kontakton me ta. Droga vinte nga Evropa veriore, dhe grupi e merrte atë dhe më pas e shpërndante në treg.

Sekuestrimi

Në goditjen e fundit policia arriti të gjejë dhe të sekuestrojë 1.5 kg kokainë.