Scarlett Johansson, shtatzënë për herë të parë

Aktorja Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Colin Jost.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë ciftit të cilët kanë treguar për mediat se aktorja është tepër e entuziasmuar dhe po përpiqet që të jetë sa më larg syrit të publikut.

“Scarlett zakonisht kalon kohë shumë gjatë verës në Amagansett dhe Montauk dhe shpesh mund ta shihje duke ecur me qenin në plazh ose duke marrë kafe. Por këtë verë duket se ajo me qëllim po përpiqet të mbajë një profil të ulët“, deklaroi burimi.