Sara Hoxha s’mund t’i përshkruante më bukur se në këtë tortë 24 vitet e jetës së saj

Sara Hoxha feston sot 24-vjetorin dhe nuk ka pritur më gjatë për të dedikuar disa fjalë në ditën e saj speciale. Si gjithmonë duke mos lënë humorin mënjanë, Sara ka publikuar foton e tortës.

Një buqetë e madhe me trëndafila rozë duket në sfond, për ta plotësuar edhe më shumë imazhin e një festimi perfekt. “Susan Miller thotë që ky do të jetë viti i Bricjapit, por ka disa vite që është viti im. Kështu duket 24-vjetori dhe unë nuk mund të isha më krenare për jetën që kam”, ka shkruar Sara, duke lënë të kuptohet se familja e plotësuar me London dhe Roman është ajo çka i ka dhuruar lumturi në vitet e fundit.

E siç e përmendëm që trashëgimtarja e Top Channel nuk e la pas humorin as këtë herë, në tortë shihet portreti i plotë familjar në formë dekori: Sara me Roman në krah, London në të majtë të saj dhe qenushi Jobs në të djathtë…Po Ledioni, ku është?!
“Ledionin e kemi tek torta e darkës se s’kishte vend”, ka shkruar Sara, ndërsa të gjithë po presin mbrëmjen për të parë vendin e merituar të Ledionit në këtë datëlindje.

Sara-2

/News31.al