Saimiri për vajzat e “Love Story”: “Disa janë materialiste, kanë ardhur për famë”

Saimir Kasemi, i njohur si “Princi modern” i programit Love Story,  me sa kemi parë ende nuk ka treguar interes special për ndonjë nga vajzat e spektaklit. Në fakt ëshë ende herët dhe jemi në puntatat e para, ndoshta kjo e shpjegon pse nuk ka akoma tërheqje, megjithatë duket se ai i ka njohur mirë karakteret e tyre.

Në një intervistë për revista “Class”, Saimir ndër të tjera ka treguar se mendon që disa prej vajzave pjesëmarrëse në spektakël janë materialiste. Për të, ato janë aty vetëm për famë, ndaj nuk do ta kanë të gjatë qëndrimin në “Love Story”. Deklaratë e fortë kjo, edhe pse “Princi” ka vendosur të mos flasë me emra:

Nuk dua të përmend emra, por sigurisht që kam vënë re se ka edhe vajza materialiste që kanë ardhur në këtë spektakël për të bërë famë. Megjithatë, rrini të qetë, se nuk e kanë të gjatë

Saimir thotë se nuk ka pasur ndonjëherë mendimin apo frikën se një vajzë do afrohet me të vetëm për pasurinë që ka, për faktin se e di shumë mirë që ajo që do ta dashurojë, do e dojë për shpirtin e tij,  jo për gjërat materiale.

Gjithsesi mendjen e kemi tani tek vajzat “materialiste” të programit dhe deklaratën e Kasemit, që me shumë mundësi do diskutohet në puntatën e ardhshme. Nëse jo, atëherë duhet të presim kush do të eliminohen të radhës, për t’i zbuluar.

/News31