Sa shumë qenka rritur! Arbana na zbukuroi Instagramin me këto foto të Zoit

“Dreams do come true! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë. Mirë se vjen Zoi! Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”-kështu do të shkruante Arbana Osmani, 1 shtatorin e kaluar. Me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, ku dukshëm i lexohej lumturia në sy, moderatorja e njohur na tregoi se ëndrrat bëhen realitet dhe se Zoi i kishte mbushur jetën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

E ndërsa koha kalon, zonjusha e vogël e familjes Osmani-Grishaj rritet dita-ditës dhe sot për herë të parë mami i njohur na ka zbuluar disa imazhe të saj. Pas një sezoni shumë të ngarkuar në drejtimin e “Big Brother Vip Albania”, organizimit të martesës përrallore në të bukurën Toscana dhe pushimeve sa në një cep të Evropës në tjetrin, Arbana ka mbërritur më në fund në shtëpi dhe ka përfituar nga momenti t’i shkrepë disa foto vogëlushes.

Sa shumë qenka rritur! Arbana na zbukuroi Instagramin me këto foto

Nëse portretin e Jonit e kemi parë prej vitesh dhe është kthyer në një personazh të dashur për ne, moderatorja po tregohet ende e rezervuar përsa i përket Diellit dhe Zoit, deri atëherë le të kënaqemi me këto imazhe.