Sa prej jush e mbajnë mend ‘E diell 1’? Adi Krasta dhe Xhemi Shehu i bëjnë të gjithë nostalgjikë me këtë foto

Postimi i fundit në rrjetet sociale i Xhemi Shehut dhe gazetarit të njohur të ekranit shqiptar, Adi Krastës do ju kthejë shumë pas në kohë.

Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit një moment nga kohët kur moderonte krah Xhemit në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’ shumë vite më parë.

“E diell 1, me Xhemin”, ka shkruar Krasta në postimin ku nuk ka munguar dhe reagimi i saj.

“Aaa sa më mungon kjo kohë. Ti je shkollë më vete, lum kush punon me ty”, ka shkruar Shehu krah fotos ku shfaqet së bashku me Krastën.

View this post on Instagram

E diell 1 – Me Xhemin 🤓

A post shared by Adi Krasta (@adi_krasta) on

Ajo çfarë tërheq tjetër vëmendjen, përveç kostumit serioz të Adit, është dhe veshja në ngjyrat e tokës e Xhemit e cila në atë periudhë ka qenë një vajzë brune.

Me siguri kjo pamje do i bëjë të gjithë nostalgjikë dhe pse tashmë ‘E diell’ ka vazhduar rrugëtimin e tij televiziv me të tjerë moderatorë dhe figura të njohura të ekranit shqiptar.

revistawho.com