Sa kushtoi fustani i kuq nga Versace, i Arbana Osmanit!

Arbana Osmani në puntatën e fundit të Big Brother Albania, zgjodhi një fustan të kuq të firmës Versace. Një mini fustan me mëngë të gjata i ngushtë në bel, ku mbivendoset një rrip korseje në formë V, që thekson formën trupit. Krijuar nga leshi me shpatulla të gjera me logo e firmës, vendosur në cepin e mëngës. Fustani është i disponueshëm edhe në ngjyrën e zezë, por zgjedhja e Arbanës ishte e kuqja, ndër nuancat më të përdorura prej saj në sezonet e Big Brother.

Fustani sipas faqes zyrtare të Versace, kushton mbi 3 mijë dollarë. Këtë sezon moderatorja, ka zgjedhur firma të ndryshme duke guxuar në modele dhe ngjyra./L.F-dritare.net