Sa i thjeshtë paska qenë sekreti i rinisë së përjetshme të Mihrijes

Me siguri sa herë e shihni Mihrije Brahan në ekran pyesni veten si ka mundësi që 53 vjeç dhe akoma duket kaq e re. Sekretin na i zbulon vetë Mihrija dhe konsiston në gjëra jo shumë të vështira për t’u zbatuar.

E ftuar në “Wake up”, Mihrija tregoi se ndonëse ka mbushur 53 vjeç ajo ndihet 10 vite më pak dhe për këtë falenderoi Zotin. Më pas tregoi se zbaton këto gjëra për të pasur një jetë sa më të mirë e rrjedhimisht një lëkurë më të freskët e forma të mira fizike.

“Bëj gjumin shumë të mirë, mendoj vetëm pozitivisht, nuk ja dua askujt të keqen. Nuk dua të dëgjoj lajme të këqija. Kurrë nuk kërkoj të marr aq sa jap në shoqëri dhe jo vetëm. Nuk bëj palestër, por mundohem të mbaj peshën me regjim ushqimor”-tregoi këngëtarja.