Ryan Reynolds është baba i 3 vajzave, por prapë shpreson të ketë një tjetër vajzë për disa arsye

Kanë kaluar gati 2 muaj që kur dyshja Ryan Reynolds dhe Blake Lively njoftuan se ishin në pritje të bebit numër 4.

Duke marrë parasysh faktin se ata tashmë kanë 3 vajza, nuk do ishte çudi nëse do dëshironin që fëmija i katërt të ishte djalë. Megjithatë, Ryan Reynolds nuk mendon aspak kështu.

Ndonëse ata nuk e dinë ende gjininë e fëmijës së ardhshëm, sepse duan të presin deri në ditën e tij të lindjes për ta zbuluar (ashtu siç ka ndodhur me fëmijët e tjerë), aktori padyshim që do dëshironte të ishte përsëri një vajzë.

“Jam baba i 3 vajzave dhe them se tani i njoh mirë, prandaj po shpresoj disi që të jetë vajzë”, është shprehur Reynolds.

Nga 3 vëllezërit e tij, aktori është më i vogli, prandaj e di mirë kaosin që djemtë mund të shkaktojnë në shtëpi.

“Unë vij nga një familje vetëm me djem, prandaj flas nga përvoja. Isha më i vogli nga të katërt dhe ne ishim gjatë gjithë kohës duke ‘i vënë zjarrin’ shtëpisë.”

Megjithatë, ai dhe Lively janë gati për çfarëdo që të ndodhë.

Shpresojmë që ky artikull të bjerë në dorën e atyre që urojnë çdo grua shtatzënënë “me një çun”.

Burimi: Bright Side
Anabelmagazine