Rudina Dembacaj humb njeriun e shtrenjtë, ndahet nga jeta i ati i aktores

Rudina Dembacaj festoi datëlindjen më 4 korrik, por këtë vit gjithçka ishte ndryshe. “Datëlindja ime sot do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë TË DUA BA!”, shkruajti Rudina në postimin e datëlindjes.

Babai i aktores ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa Dembacaj ka publikuar një foto të të atit bashkangjitur fjongos së zezë. Rudina ka treguar shpesh se personi më i afërt në jetën e saj ka qenë gjithmonë babai, madje ajo nuk i ka kursyer fjalët për të. “Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë. Të dua shumë!”, u shpreh ajo në disa postimin e 4 korrikut.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”, janë këto fjalët dedikuar të atit të ndjerë nga Rudina. Lajmin e hidhur, aktorja e ka ndarë me ndjekësit pak momente më parë…

News31.al