Rudina Dembacaj feston ditëlindjen në Spanjë pa bashkëshortin, surpriza në dhomën e hotelit

Atorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, feston ditën e sotme 31-vjetorin e lindjes. Këtë ditë të veçantë ajo ka vendosur që ta festojë me mikeshat e saj larg familjes. Rudina ndodhet në Spanjë dhe atje po feston edhe ditëlindjen. Aktorja ka publikuar në “Instastory”, foto e video ku tregon se po argëtohet nën shoqërinë e mikeshave. Ajo gjithashtu ka zbuluar për ndjekësit e saj se si e ka suprizuar bashkëshorti, edhe pse nuk ndodhet me të për të festuar. Aktorja ka publikuar foto e video në profilin e Instagram duke treguar se po argëtohej duke festuar, por në një moment ajo është surprizuar nga dhurata e papritur e bashkëshortit të saj, sipas Panorama Plus. Edhe pse shumë larg, ai i ka dërguar Rudinës në dhomën e hotelit një buqetë me trëndafila të kuq me një kartolinë në të. “Aleksi im, jeta ime gjithmonë më surprizon”, ka shkruar aktorja bashkëngjitur me foton.