Rrjetet sociale po shpërthejnë nga komentet mbi fotot e Tom Cruise: Mos ka bërë filler?

Tom Cruise i buzëqeshte kamerave teksa ndiqte nga stoli ndeshjen e dytë të “The National League Division Series në San Francisco”.

Ai ishte krah të djalit, Connor Cruise dhe të dy e shijuan ndeshjen, teksa i fotografonin. Por imazhet janë kthyer shumë shpejt në virale dhe Twitter po shpërthen nga komentet për pamjen e aktorit. Ylli i filmave aksion duket krejt i enjtur dhe i fryrë në fytyrë ndërkohë të gjithë dyshojnë se aktori ka bërë filler për efektin tek mollëzat dhe gjithë fytyra.

Se si është e vërteta nuk dihet, por Tom duket se nuk e ka aspak problem çfarë do thonë të tjerët./revistawho.com