Rrëfimi serioz i Albano Bogdos për jetën private: Si u dashurova me motrën e shoqes dhe bashkëjetesa në shtëpinë e vjehrrës

Albano Bogdo si rrallëherë ka bërë një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin aktual. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, një eksperte në komunikim dhe marketing.

“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.

Po si i ka propozuar partneres për martesë? Albano tha se iu desh të shtirej sikur i kishte harruar ditëlindjen, pasi kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të dashurën.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12:00, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen! Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me mamatë tona. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh? Po, ulu dhe më kërko falje, më tha ajo. U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’. Dhurata për ditëlindjen është dhurata ime për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.

Ndër të tjera ai u shpreh se jetonte me Jonidën në shtëpinë e vjehrrës së tyre dhe se jeta e tij tashmë është stabilizuar. Para tre vitesh aktori i njohur i humorit zbuloi një anë të trishtë të jetës së tij, që në atë kohë ia faturonte famës, por që tani nuk mendon kështu. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, aktori nga Saranda rrëfeu varësinë e tij nga alkooli dhe problemet me ankthin.

“Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem se më zë ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket se më ka zënë mallkimi i 300-400 njerëzve që kam lënduar!”, u shpreh Albano, i cili shtoi se për shkak të këtyre problemeve u nda edhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh Bogdo, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e tij, ai ka falendruar publikisht edhe mjekët që e trajtuan.

Në atë kohë aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë suksesi i papritur, por në intervistën e fundit u shpreh se në fakt e përdori “famën” si alibi për të mbuluar problemin e tij. Albano Bogdo njihet për rolet e tij në spektakle si: “Apartamenti 2Xl”, “Duplex”, “Klanifornia” etj.

Bogdo është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në vitin 2009. Komediani po bën shumë bujë me intervistat që u bën politikanëve si Gilbert Fevziu, mes të cilave bëri përshtypje në mënyrën spontane se si intervistoi Kryeministrin, Edi Rama.

/Panoramaplus.al