Rrëfehet Juliana Pasha: Dyshimet që më ngjallte divorci i Altinit m’u larguan kur njoha vajzën e tij

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek “E diela shqiptare”, sot ishte e ftuar Juliana Pasha. Gjatë intervistës me Arditin, Juliana ka treguar shumë për jetën e saj private, detaje të parrëfyera më parë. Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe historinë e dashurisë me Altinin.

Juliana rrëfeu se e ka mësuar që Altini vinte nga një divorc në takimin e tyre të parë dhe fillimisht u befasua, por dashuria që kishte për të bëri që ta pranonte së bashku me të shkuarën e tij.

“U dashurova me shikim të parë. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht. Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë. Isha 19 vjeç. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë. U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua. Unë e kam marrë vesh që vinte nga një divorc pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin. Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt. Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht”.