Rrahje, kërcënime e të shtëna me pistoletë. Futbollisti i njohur dënohet me 2 vite burg

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me dy vjet dhe tetë muaj burgim të suspenduar, pasi qëlloi me armë brenda një spitali. Ai u akuzua për nxitje të frikës dhe panikut, posedim ilegal të armëve dhe shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve.

Lojtari i Basaksehir është dënuar me 2 vite e tetë muaj burg me kusht. Ai nuk do ta shikojë veten pas hekurave nëse nuk kryen një krim në pesë vitet e ardhshme, pasi një gjykatë turke shtyu zbatimin e aktgjykimit.

31 vjeçari u përfshi në një zënkë me këngëtarin turk, Berkay Sahin në një klub nate në Stamboll në fund të vitit të kaluar, teksa i ka shkaktuar këngëtarit thyerje të hundës.

Më pas, Turan mbërriti në spital me një armë, ku qëlloi në tokë. duke shkaktuar panik. Pas atij episodi, Basaksehir gjobiti lojtarin me 2.5 milionë lira turke, rreth 350 mijë paund.

Turan iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madrid për 34 milionë euro në 2015, duke fituar katër trofe. Ai bëri 55 paraqitje dhe shënoi 15 gola për klubin në La Liga. Turan ka luajtur për Turqinë 100 herë dhe ka shënuar 17 gola.