Rozana Radi dhe Fiori Dardha largohen pas shumë vitesh nga RTV Ora në një tjetër televizion

Rrugëtimi disa vjeçar i Rozana Radit dhe Fiori Dardhës në RTV Ora ka përfunduar, për të nisur në shtator një eksperiencë televizive në një tjetër televizion.

Dyshja e dashur e ekranit shqiptar do të vazhdojnë të jenë protagoniste e të njëjtit format si më parë, investigativ dhe satirik në “MCN TV”. Programi nuk do të quhet “BOOM!”, por do të mbajë titullin “XHADAT”. Ka qenë Rozana ajo që ka njoftuar këtë lajm përmes promos së publikuar në Instagram. Në videon e shkurtër, dy moderatoret shfaqen në një lagje shqiptare teksa përfliten nga gratë dhe plakat përreth, duke nënkuptuar kështu edhe emrin e emisionit.

“Pas një eksperience shumë vjeçare në Rtv Ora me emisionin Invesigativ “BOOM” rikthehemi në shtator në një tjetër TV. Me një emer të ri “XHADAT” do jemi përsëri çdo mbrëmje bashkë po me të njëjtin format investigativ & satirik. Unë dhe Fiori ju lëmë takim në shtator në MCN TV, shkruan Rozana në postim.

Jemi të sigurt që ky do të jetë një tjetër sukses i saj dhe Fiorit dhe themi me bindje se programi do i vijë në ndihmë qytetarëve me zgjidhjet e problemeve të tyre. /News31