Ronelës i ndodh hataja në Londër, i vjedhin të gjitha lekët e koncertit dhe kartat e kreditit

Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme. Këngëtajra ndodhet në Londër ku ka shkuar për një koncert dhe atje është grabitur.

Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, shpehet Ronela.

Pavarësisht se kritikave dhe komenteve negative që ka marrë, Ronela Hajati është e gatshme ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në Eurovision. Kështu është shprehur këngëtarja përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër.

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja.

Ajo ka ndarë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj.