Ronaldo Sharka ironizon Juliana Nurën: ‘Si mund të postojë robi të tilla gjëra për veten?’

Instagrami i Ronaldo Sharkës është kthyer në një spektakël më vete, me moderatorin që bën postime të shumta çdo ditë, herë funny, herë thumbuese, dedikuar kryesisht figurave publike.

Së fundmi, në lupën e tij ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura.

Ronaldo ka publikuar një screenshot ku tregon një intervistë të saj që ka marrë 1.1 mijë klikime. “Më e përfolura e momentit me 1 mijë views. Bravo sa bukur”-shkruan ai.

Më pas ka ndarë një postim që modelja ka bërë në Instagramin e saj. Ajo shfaqet në një club ku shkruan: “Pritje madhështore për kryefjalën e BBVK”.

E ky mbishkrim duket se nuk i ka pëlqyer Ronaldos, i cili shkruan: “Si mund të postojë robi të tilla gjëra për veten?”

Juliana nuk ka reaguar lidhur me postimet e Ronaldos.